Japin dorëheqjen nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i policisë bashkiake të Shkodrës

ShKODËR – Nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj dhe shefi i policisë bashkiake, Anton Hasanpapaj kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.

Lëvizja e papritur e tyre ka ardhur pas rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit, ku megjithëse Partia Demokratike në Shkodër fitoi, duket se ka pasur vend edhe për pakënaqësi.

Ndërkohë në një prononcim për mediat, vetë Gjuraj ka pranuar se ka dhënë dorëheqjen, por nuk ka dhënë më shumë detaje për shkaqet që e kanë çuar në këtë vendimmarrje.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu