Kultivoi bimë narkotike në serën e tij, arrestohet Astrit Patozi në Roskovec

Foto ilustruese

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 50 vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas policisë 50 vjeçari, Astrit Patozi, banues në fshatin Kurjan, Roskovec, kishte mbjell bimë narkotike të dyshuara kannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike

“Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, në fshatin Kurjan, Policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.- thuhet në njoftimin e policisë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu