Ndahen Bill dhe Melinda Gates pas 27 vitesh martesë; në lojë qëndron një shumë marramendëse

Bashkëthemeluesi i Microsoft – njeriu i dytë më i pasur në botë me një trashëgimi prej 130 miliard dollarësh nga të cilët 27 të dhuruara për bamirësi, pas Jef Bezos, i cili gjithashtu u divorcua një vit më parë – dha lajmin se ai dhe bashkëshortja e tij Melianda janë ndarë pas 27 vitesh martesë në Twitter.

Ndër të tjera ai shprehej se pas shumë reflektimesh kishin vendosur t’i jepnin fund martesës, pasi kishin kuptuar se nuk mund të funksionin më si çift. Edhe vajza e tij e madhe, 25 vjeçarja Jennifer, në Instagram u shpreh se kishte qenë një periudhë e vështirë për të gjithë familjen, e cila tashmë ka nevojë për privatësi.

Vëllezërit e saj, Rory 21 vjeç dhe Phoebe 18, ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me ndarjen e tyre, e cila me siguri do të mbulohet gjerësisht nga shtypi ndërkombëtar.

Bill, 65 vjecar, shumë i impenjuar në luftën kundër pandemisë globale, kohët e fundit kishte deklaruar se sfida e rrdhës ishte ndryshimi klimatik. Por përfundimin e martesës së tij nuk arriti ta shmangë. Sipas mediave amerikane ka qenë pikërisht Melinda 56 vjec, ajo që ka dorëzuar kërkesën për divorc, dhe mes tyre ekziston një kontratë para martesore.

Po sipas mediave, ajo nuk ka asnjë pretendim ekonomik ndaj bashkëshortit dhe divorci do të përfundojë pa një fajtor.

Por do të duhet shumë punë për ndarjen e trashëgimisë. Të dy janë bashkë presidentë dhe bashkë administratorë të fondacionit të tyre që aktualisht ka në përdorim 130 miliard dollarë. Në këto raste janë llogaritarët dhe avokatët ata që do të kenë shumë punë për të bërë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu