Përfshihet nga flakët aksidentalisht një peshkarexhë në Vlorë

VLORË – Një anijë peshkimi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Vlorë.

Policia bën me dije se rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr në anijen në pronësi të shtetasit me iniciale F. S.

Siç raporton policia, nga hetimet e deritanishme rezulton se mjeti lundrues ka marrë flakë aksidentalisht teksa në të po kryheshin punime.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:05, në Triport, Zvërnec, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet lundrues, anije peshkimi, e ankoruar, në pronësi të shtetasit F. S., në të cilën po kryeshin riparime. Si pasojë e zjarrit ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu