Rama reagon pas akuzave të Bashës: Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ditën e sotme pas akuzave të Bashës për blerje votash e mosnjohje zgjedhjesh.

Rama tha se mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit dhe se ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë.

Rama shtoi se ftesa jonë është e hapur për PD-në.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë”, shkruan Rama.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu