Sherr mes krushqve në Tiranë; Babë e birë rrahin dhëndrin dhe krushkun

Foto ilustruese

TIRANË – Një grindje mes krushqve në kryeqytet ka marrë përmasa të mëdha, duke çuar në arrestimin e njërës palë.

Incidenti ka ndodhur në Tiranë, në zonën që mbulon Komisariati numër 5 i Policisë. Pas një sherri, policia ka ndërhyrë duke arrestuar babë e bir, të cilët kishin dhunuar dhëndrin dhe krushkun e tyre.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Dhuna në familje’ i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (bab e bir) pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrrin dhe krushkun e tyre)”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk jepen detaje mbi gjendjen e të dhunuarve, ndërsa nuk dihet as shkaku që ka çuar dy palët në një konflikt aq të fortë saqë të rrihen mes tyre.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu