Ministria e Bujqësisë: Përfundon 85% e procesit të vaksinimit të bagëtive kundër sëmundjes së plasjes

TIRANË – Në kuadër të zbatimit të Programit Kombëtar të Kontrollit të Sëmundjes së Plasjes, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) po vijon vaksinimin e bagëtive të imta në qarqet me rrezik të lartë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur se deri tani ka përfunduar 85% e procesit të profilaksisë shtetërore, në të gjitha zonat e identifikuara me risk të lartë.

Dozat e vaksinave administrohen falas nga veterinerët zyrtarë të Shërbimit në 38 fshatra që i përkasin qarqeve Gjirokastër, Vlorë, Dibër, Berat, Elbasan, Shkodër dhe Kukës.

May be an image of tekst

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu