Mustafaj: Basha ka dështuar përballë Ramës, nuk duhet të bëjë rolin e viktimës

TIRANË – Ish-ministri i Jashtëm demokrat, Besnik Mustafaj, duke folur në një studio televizive mbrëmjen e kësaj të hëne, ka deklaruar se gara e 25 prillit ishte e pabarabartë mes dy forcave kryesore politike, pasi sipas tij, partia në pushtet kishte në dorë administartën qendrore dhe lokale.

Ai e ka pranuar se Basha përballë Ramës ka dështuar, ndaj në asnjë mënyrë nuk duhet që të bëjë rolin e viktimës, por sipas tij duhet që të marrë përgjegjësinë që i takon një lideri.

Mustafaj tha se nëse sërish do të përsëritej situata e 2017-ës, kur PD braktisi parlamentin, do të kemi zvogëlim të mëtejshëm të kësaj force politike, duke e bërë të pamundur fitoren edhe në zgjedhjet vendore.

“Gara është e pabarabartë, si do të garojë Basha si kryetar që do të bëjë si Edi Rama që përdori administratën shtetërore në zgjedhje, Basha do të përdorë

Pas 13 qershorit nuk do të jetë e përçarë por shumë njerëz që nuk kanë më besim tek Basha do të largohet, PD-ja do të jetë më e zvogëluar. Në vota më prekupon pasi po zvogëlohen kapacitetet e PD-së për të votuar. Nëse PD shkon e zvogëluar dhe më mundësi akoma më të vogla për të fituar ato zgjedhje. Unë nuk kam më besim te një lider i zgjedhur tre herë, vetëm se nëse ai vërtet do të shfaqë një fytyrë tjetër. Deri më tani zyrtarisht i ka fituar Rama.

Në politikë nuk flitet kush do të ishte por ai që do të ishte. Basha përballë Ramës ka dështuar. Basha ka përgjegjësinë e liderit në humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Në zgjedhjen e kryetarit të partisë duhet që të respektohet statuti, nuk mundet Basha që të emërojë komisionin zgjedhor, se kjo e bën garën e njëanshme. Nëse Kadilli do të tërhiqet çfarë do të bëjë Basha?

Është masakër elektorale pa asnjë diskutim 25 prilli, por kjo sërish nuk e justifikon marrjen e pozicionit të viktimës nga Basha. Nëse ndodh një gjë e tillë do të thotë se nuk kemi më shpresë për një gjë më të mirë. PD duhet të marrë një vendim politik dhe masat që duhet të marrë, dhe është një vendim që duhet të merret pas ezaurimit të të gjithë etapave të ankimimit”, – është shprehur Mustafaj.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu