Shifra më e ulët që nga fillimet e pandemisë; Rënie drastike e rasteve të reja me COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit

TIRANË – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Të vendosin maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; të shmangin grumbullimet; të ruajnë distancimin fizik; të kujdesen për higjenën vetjake dhe të vetëizolohen në rast se dyshojnë se mund të jenë infektuar me COVID19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë kryer 2,639 testime për koronavirus, janë konfirmuar vetëm 17 raste të reja, kanë ndërruar jetë 3 qytetarë dhe janë shëruar 1,107 të tjerë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 rastë në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Statistika (17 Maj 2021)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 1,107
Të shtruar në spitale 80
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,639

Testime totale 679,396
Raste pozitive 132,032
Raste të shëruara 125,419
Raste Aktive 4,178
Humbje jete 2,435

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3276
Shkodër 175
Korçë 160
Gjirokastër 96
Fier 90
Lezhë 88
Vlorë 87
Elbasan 67
Berat 53
Durrës 40
Kukës 23
Dibër 23.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu