Sapo e kishte rregulluar; 61-vjeçari aksidentohet për vdekje me traktor në Gramsh

Foto ilustruese

TIRANË – Një 61-vjeçar në Gramsh, i identifikuar si Feruzan Zeneli, ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti me traktor.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Skëndërbegas të Gramshit, ku burime për mediat bëjnë me dije se viktima sapo e kishte rregulluar mjetin pas një defekti dhe po kthehej për në shtëpi.

Gjatë rrugës, në rrethana ende të paqarta, 61-vjeçari Zeneli ka humbur kontrollin e mjetit dhe është aksidentuar, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu