Zaevi si Rama: Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha detyrat, radha e BE të mbajë fjalën

ShKUP – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se mungesa e bisedimeve për integrimin në Bashkimin Evropian do të ndikojë jo vetëm në Maqedoni e Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu Zaev theksoi se tashmë është koha që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet e tij pa asnjë vonesë, duke shtuar Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj dhe se tani është radha e BE të mbajë fjalën.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar të gjitha detyrimet e saj. Komisioni e njohu përparimin në raportet e tij dhe ua bëri të qartë shumë udhëheqësve të vendeve anëtare se vendi ynë ka një rekomandim të pakushtëzuar për të filluar negociatat”, – tha Zaev.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu