16 viktima dhe 50 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

ShKUP – Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 16 viktima të reja nga sëmundja e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se nga 2,533 teste të realizuara, 50 persona kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 133 pacientë.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka arritur në 154,937, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 5,265 humbje jete.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu