Hoxha: Studentët kanë kërkuar që provimet të bëhen ‘online’, por disa do të realizohen në auditore

TIRANË – Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme më herët të studentëve për t’u rikthyer në auditore, pjesa më e madhe e tyre kanë kërkuar që tashmë edhe provimet të bëhen ‘online’, kjo edhe për faktin që një pjesë e madhe e tyre banojnë në rrethe dhe e kanë të vështirë të zhvendosen në Tiranë vetëm për sezonin e provimeve. Kjo kërkesë është marrë në konsideratë nga rektorati, megjithatë rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha thotë se disa provime do të zhvillohen në auditore, për shkak të specifikave të tyre.

Pra, siç tha rektori, parimisht të gjtha provimet duhet të zhvillohen ‘online’, me përjashtim të atyre lëndëve që hasin vështirësi në zbatimin e testeve në platforma virtuale. Për këto, provimet do të zhvillohen në auditore.

“Studentët kërkojnë që të përfundojnë edhe provimet online. Parimisht provimet në tërësi do zhvillohen online, kurse ato programe që kanë specifikë do kenë mundësi që t’i zvhvillojnë provimet në auditorë”, – tha Hoxha.

I pari që do të nis sezonin e provimeve është fakulteti i Drejtësisë, në datën 20 maj. Për universitetet e tjera, sezoni do të nis në muajin qershor.

“Më i afërti është fakulteti i Drejtësisë, pas datës 20 të këtij muaji. Pastaj në qershor janë kryesisht provimet në fakultetet e tjera”, – shtoi ai.

Dekani i fakultetit të gjuhëve të huaja, Artur Sula humbi jetën si pasojë e COVID-19.

Këtë të enjte është bërë edhe prezantimi i dekanes së re, Esmeralda Kormidha. Gjatë prezantimit ajo tha se për studentët këtë sezon do të ketë lehtësira, për shkak të vështirësive që ka pasur ky vit akademik.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu