Besart Kadia: Nuk është mandati i tretë i PS, por mandati i parë i një qeverie post-tranzicion

Opinion nga Besart Kadia, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë:

Në ditët e orët e para kur rezultati I zgjedhjeve u bë I ditur se Partia Socialiste kishte fituar zgjedhjet shumë analistë filluan të interpretojnë rezultatin si pasojë e vjedhjes dhe masakrës elektorale dhe për ta bërë më finoke artikulimin filluan të interpretojnë cdo ngjarje politike si pasojë e një regjimi që ishte instaluar tashmë në Shqipëri. Kjo tezë e përqafuar nxituari dhe në mënyrë të përsëritur nga opozita nuk shpjegon dot kurrësesi politikisht se në cfarë faze të re politike ndodhet tashmë Shqipëria: e cila ndodhet në mandatin e parë post-tranzicion dhe larg instalimit të regjimit kemi në fakt hapat e parë të një demokracie drejt konsolidimit.

Demokracia si objektiv politik është një proces dhe kurrësesi një stacion. Ndryshe nga regjimet të cilat stanjacionin e rregullave politike e ka të vetmin instrument mbijetese. Demokracia merr forma përshtatjeje kulturore dhe mundohet të ngrihet në parimet bazë të ndarjes së pushteteve dhe të barazisë para ligjit. Është një përkufizim I përgjithshëm por me shtylla të mira filozofike që ka bërë që në ofertën e panumurt të organizimeve shoqërore ndër shekuj si : autorkracitë, regjimet ushtarake apo dhe oligariktë të jetë më konkurruesja në organizimin shoqëror dhe që ka krijuar valet e saj të demokratizimit në periudha të ndryshme kohe në botë. Shqipëria, si shtet, vetë përjetoi e përfitoi nga vala e katërt e demokratizimit në vitin 1991. Ishte një valë procesi demokratizimi zjarri I së cilës pavarsisht se ngrohu shumë qytetar brenda Shqipërisë nuk mundet të ndizej kurrësesi pa një konkekst të madh historik sic ishte rënia domino I gjithë regjimeve diktatoriale në Europën Lindore. Dhe në këtë proces tranzicioni njihet të ketë tre hapa themelore: se pari, është rënia e regjimit diktatorial, së dyti janë zgjedhjet e para pluraliste dhe së treti, dhe më e vështira, ësthë procesi I konsolidimit të rregullave të lojës. Shqipëria ashtu dhe si shumë shtete të tjera arriti lehtësisht dy hapat e parë të rrugëtimit drejt demokracisë por dështoi për një periudhë lënguese në konsolidimin e rregullave të lojës: deri më 25 prill 2021.

Mandati I parë I PD në vitin 1991 ishte mandati I parë I një qeverie post-diktaturë. Dhe në të gjitha eksperiancat e vendeve post komuniste demokracia e re nuk mundet të krijohej kurrësesi e shkëputur nga memoria institucionale e diktaturës ku vullneti I politikanëve ishte më I rëndësishëm se ligjet e shkruara. Ku proceset e dyshimta zgjedhore e përvetësimet ekonomike mbizotëruan si formë qeverisjeje duke dobësuar individin përballë pushtetit.

E konsolidimi I rregullave të lojës dhe shtetit ligjor u shndërruar në armiqtë kryesor të politikës pasi ato do të gërryenin dhe fuqinë informale në duar të kryetarëve të partisë. Me fillimin e reformës në drejtësi në vitin 2015 ne morëm sinjalet e para që vala serioze ndërkombëtare në rajon për të krijuar shtete ligjore kishte mbërritur ngadalë por qartazi dhe në Shqipëri. Dhe këtu fillon dhe procesi dëmtues I politikës së tranzicionit për të penguar arritjen e një qeverisjeje post-tranzicion. Akte të tilla politike si djegja e mandateve, protesta në rrugë, mos marrja pjesë në zgjedhje etj. Ishin dhe mbeten instrumenta dëmtues të demokracisë dhe jo konsoliduese të tyre. Të gjitha janë akte të cilat kërkonin delegjitimimin e një procesi final që ishte fuqëzimi I I qytetarit përballë fuqisë informale të individëve të pushtetshëm politikisht. Fakti që asnjë prej ketyre akteve politike që donin të prishinin rregullat e lojës së konkurrencës dhe mandatit qeverisës nuk u shpërblyen tregon pikërisht se mekanizmat politik të tranzicionit arritën shuarjen e tyre historike dhe larguan mundësinë e krijimit të regjimeve politike në Shqipëri. Dhe sot pas një faze konfuze disa vjecare kemi mandatin e parë qeverisës post-tranzicion. Për këdo që mendon që ky do jetë një mandat qeverisës I paqartë duhet të bëjë një analizë më të plotë të histrisë politike e ekonomike të dekadës së fundit.

Padyshim që sfidat përpara janë të shumta dhe ekonomia mbetet prioritet për qeverisjen dhe për qytetarët. Dekada e shkuar ka qënë një ndër dekadat më të vështira për ekonominë Europiane dhe për këtë arsye dhe për ne. Por kjo dekadë e re që ka nisur e gjen Shqipërinë në një vendosje më të qartë të instituconeve politike dhe ligjore dhe po ashtu të objektivave zhvillimore. Trendet e qarta të nisura për të bërë Shqipërinë një vend me infrastrukturë efikase rrugore, detare dhe ajërore e pozicionin ekonominë tonë në avantazh konkurrues të pashfrytëzuar më parë. Po ashtu strategjia e re për përmisimin e zinxhirit prodhues vendas dhe të një strategjie të mirëmenduar për nxitjen e eksporteve dhe invetimeve të huaja do bëjë qe bizneset vendase të bëhen konkurrues jo vetëm në rajon por dhe me gjerë. Nxitja e ekonomisë së re si bizneset start-up dhe në teknologji janë prioritetet e reja të politikave shtetërore për të bërë Shqipërinë të dalë nga fasoneria dhe të shkojë drejt eksportit të shërbimeve me velrë të lartë.

Kjo është një dekadë me mundësi të mira për zhvillimin e konsoliduar ekonomik sidomos kur dhe konjuktura ndërkombëtare pas mbylljes së gjatë nga pandemia jep një mundësi ekonomisë sonë për tu pozicionuar si kurrë më parë si një ekonomi dinamike me një shtet ligjor që garanton rregulla loje të barabarta për të gjithë aktoret vendas dhe të huaj. Ndoshta analistët kanë të drejtë kur thonë që po instalohet një regjim: ai është regjimi I konkurrencës së lirë dhe rregullave të lojës të barabarta për të gjithë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu