Guardiola shpërthen në lot kur pyetet për Agueron

Sergio Aguero vendosi të mos e rinovojë kontratën me Manchester Cityn këtë verë dhe do të largohet drejt Barcelonës, ku do gjejë shokun e tij, Lionel Messin.

Pas ndeshjes së fundit, të cilën Manchester City e mbylli 5-0 ndaj Everton dhe dy gola i shënoi Aguero, Guardiola ka folur rreth sulmuesit, për të cilin shpërthen në lot dhe e kishte të vështitë të tregonte më shumë rreth argjentinasit.

“E duam shumë Agueron. Ka qenë një person shumë i veçantë për të gjithë ne. Nuk mund ta zëvendësojmë. Ai gjithmonë i ka treguar cilësitë e tij te City”, u shpreh Guardiola mes lotëve, teksa më pas u mundua të vijojë normalisht intervistën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu