Luka Modriç rinovon kontratën me Realin

MADRID– Lojtari i ekipit kombëtar kroat të futbollit, Luka Modriç ka vazhduar kontratën e tij me ekipin spanjoll të Real Madridit edhe për një vit tjetër, deri në verën e vitit 2022.

Në njoftimin e klubit madridas thuhet se kontrata e Modriçit është rinovuar deri më 30 qershor të vitit 2022.

“Jam krenar dhe i lumtur që vazhdoj të mbajë uniformën e ekipit më të mirë në botë”, shkroi Modriç në profilin e tij në Instagram.

Modriç, një mesfushor 35-vjeçar i cili luan për Real Madridin që nga viti 2012 ka zhvilluar 48 ndeshje sezonin e kaluar./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu