Miqësoret me Uellsin dhe Çekinë/ Balaj: Nuk kthehem në Superiore

Bekim Balaj, sulmuesi i Shqipërisë, u shfaq ditën e sotme para mediave për të folur për miqësoret me Uellsin dhe Çekinë, si dhe për tema të tjera.

Balaj deklaroi se “Sigurisht që është kënaqësi dhe vlerësim që vesh fanellën e kombëtares. Emocioni është si herën e parë që jam ftuar. Miqësoret kanë vlerësim maksimal, pasi ngjajnë me ekipet në grup. Janë test para këtyre sfidave. Duhet të bëjmë të mirën për të parë a jemi gati për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë. Ndihem mirë, nuk kam dëmtim. Jemi grumbulluar më herët të stërvitemi, që të jemi gati për këto dy sfida”.

“Grupi është konsoliduar, nuk është se ka pasur ndryshime të shumta. Kemi pasur dy ndeshje të lehta, që i kemi marrë pikët. Me Anglinë ishte një ndeshje që mendohej si e humbur, ashtu ndodhi. Mund të provonim më shumë, por nuk duhet të matim forcat me Anglinë. Sfidat e vërteta për ne janë ndeshjet e ardhshme dhe kundërshtarët tanë në grup”.

“Fitorja me Portugalinë para EURO 2016? Ato janë pikë ekstra. Të marrësh rezultat pozitiv me Anglinë është favor i madh. E thashë, duhet të përmirësohemi dhe të shohim ndeshjet me rivalët direkt në grup. Duhet t’i marrim maksimumin këtij botërori. Jemi në lojë. Të bëjmë më të mirën me Hungarinë dhe Poloninë.

“Në futboll ka luhatje forme. Jam i gatshëm të luaj më shumë se dy sezone në kampionate të mira. Rikthimi në Superiore? Janë zëra, të gjithë kanë të drejtë të flasin. Nuk e kam në planet e mia të kthehem në Shqipëri për momentin”.

“Polonia nuk është si Portugali, mund të krahasohet me Anglinë e grupit tonë. Do luajmë, janë kundërshtarë që përballohen, do paraqitemi mirë, por në fund janë pikët ato që vlejnë më shumë”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu