Chelsea fiton Champions League

TIRANË – Në një mbrëmje tipike mesdhetare dhe për herë të parë me spektatorë që nga fillimi i pandemisë Covid-19, u zhvillua mrëmjen e djeshme në ”Estadio de Dragao”, në Porto, finalja e Champions League mes skuadrave angleze Manchester City dhe Chelsea, që përfundoi me rezultatin 0-1, sipas pamjeve televizive.

Pjesa e parë, e zhvilluar pothuajse në barazpeshë të plotë, u mbyll me rezultatin 0-1, pas golit të Kai Havertz (43′), i cili shfrytëzoi një pasim të mbrojtësit të majtë, Mason Mount.

Në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.

Ndeshja u gjykua nga një treshe spanjolle me kryesor Antonio Mateu Lahoz.

Me kartona të verdhë u ndëshkuan Ilkay Gundogan, Antonio Ruediger dhe Gabriel Jesus.

Kjo është hera e dytë që Chelsea fiton Champions League./atsh

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu