Pësoi aksident të frikshëm, ndërron jetë piloti 19-vjeçar i MotoGP

Jason Dupasquier nuk ia ka dalë dot që ti mbijetojë aksidentit të frikshëm të ditës së djeshme. Piloti 19-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme dhe bota e MotoGP është në zi.

Piloti i CarXpert PruestelGP në Moto3, kreu një aksident në provat e garës së Mugellos në Itali. Dupasquier humbi kontrollin e motorit, teksa po garonte me 130 km/h.

Zvicerani u godit në kokë dhe gjok nga motori i tij, ndërsa më pas u godit edhe nga Jeremy Alcoba e Ayumu Sasaki. Jason humbi ndjenjat dhe një helikopter e transportoi në një spital të Firences.

Një operacion delikat në kokë nuk dha efektin e pritur, plagët nuk u shëruan dhe djaloshi u nda nga jeta ditën e sotme.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu