Ditën e sotme luhet Kupa e Shqipërisë midis Vllaznisë dhe Skënderbeut

TIRANË– Ditën e sotme do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Vllaznisë dhe Skënderbeut.

Pas më shumë se një viti me tribuna bosh, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë lejë që kjo finale të luhet me 1000 tifozë në “Air Albania”, një numër i kufizuar për shkak se ende vendi është nën “ethet e COVID-19”.

Vendimi është marrë ditën e sotme, pak orë para zhvillimit të ndeshjes, më saktësisht në 19:00. Skuadrat janë gati dhe të karikuara për sfidën e sotme. Trajnerët Memelli dhe Brdariç janë të bindur për fitoren e ekipit që drejtojnë. Vllaznia kërkon kupën e shtatë në histori ndërsa Skënderbeu të dytën. Në lojë janë edhe 5 milion lekë që vjen si shpërblim nga FSHF ndërsa klubet kanë vënë premio për lojtarët.

Kjo është ndeshja e parë në stadium në tifozë, teksa Ministria e Shëndetësisë vendosi që nga 1 korriku stadiumet të hapen me 30% të kapaciteteve.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu