DIBËR/ Po peshkonte në mënyrë të paligjshme në lumin Drin, 44-vjeçarit i shpërthen lënda plasëse, dërgohet në spital

DIBËR- Një 44- vjeçar pasi ka qenë duke gjuajtur ditën e sotme për peshk në lumin Drin i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale ku si pasojë ka mbetur i lënduar.

Policia njofton se 44-vjeçari me iniciale R.H., banues në Dibër akuzohet për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Dibër,  pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, ku për pasojë është  dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu