Humb jetën 20-vjeçari nga Bulqiza; Bie në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës në lavazh

TIRANË – Një 20-vjeçar nga Bulqiza ka humbur jetën të dielën në mbrëmje në kryeqytet, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Mësohet se bëhet fjalë për të riun Aurel Muka, i cili sipas policisë, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij në zonën e Unazës së Re, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital

“Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Shumë familjarë dhe të afërm kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale për këtë humbje tragjike të njeriut të dashur të tyre.

/Bulqiza.info/

Vëllai vret motrën në Shkodër; E ekzekuton me armë zjarri me silenciator në dhomën e gjumit

Mjeku Edmond Puca shpallet Qytetar Nderi i Bulqizës

Me foto nga Kodra e Danit, Alla njofton nisjen e rrugës Ura e Serbinit-Shtushaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu