Mc Kresha publikon për herë të parë foto me vajzën e tij

Mc Kresha u bë baba për herë të parë në qershor të vitit të kaluar. Reperi dhe partnerja e tij, Erzina mirëpritën një vajzë që e pagëzuan me emrin Iza. Ata janë treguar shumë të rezervuar përsa i përket jetës personale dhe janë munduar ta mbajnë vogëlushen larg vëmendjes së publikut.

Por tashmë që Iza ka mbush 1 vjeç, ka qarkulluar dhe fotoja e parë e saj. Prive ka siguruar një foto familjare gjatë festës së ditëlindjes në jug të vendit. Vogëlushja duket se është një kopje e të atit dhe me flokët kaçurrela sikurse reperi.

Kujtojmë që MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë në muajin dhjetor në një ceremoni që e mbajtën gjithashtu larg vëmendjes së publikut. Sakaq, reperi është shprehur më parë se ka ndërmend të largohet nga muzika pas një periudhe të caktuar për t’ju përkushtuar plotësisht familjes së tij.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu