Alban Skënderaj tregon se çfarë nuk i pëlqen Miriamit te ai

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka treguar si rrallëhere se çfarë nuk i pëlqen te bashkëshortja, Miriami.

I pyetur nga fëmijët te “Në Kurthin e Piter Pan”, ai tregoi se ndonjëherë kur ka njerëz hutohet dhe bën gjeste që të shoqes nuk i pëlqejnë aspak.

“Unë kur jemi me njerëz hutohem, s’jam i vëmendshëm, kruaj kokën ose mjekrën. Miriami më bën gjeste tërë kohës, ajo mendon se po m’i bën fshehurazi por në fakt e shohin të gjithë. Prandaj unë i them “Miriam ça ke, ma thuaj se po të shikojnë të gjithë”, u shpreh Albani.

Kujtojmë Skënderaj dhe Cani janë një ndër çiftet më të preferuar nga publiku shqiptar. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duamit të vogël.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu