Oriola Marashi dhe Eros Grezda rikthehen sërish me njëri-tjetrin

Pak ditë më parë, lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre mori dhenë. Dyshimet lindën pasi dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale dhe se ndarja kishte ardhur nga distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë.

Por ndërsa përflitej se mes tyre gjithka ka marrë fund, ka ndodhur e papritura. Dyshja e famshme kanë filluar ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram, dhe për këtë arsye është spekuluar se i kanë lënë pas keqkuptimet.

Për më tepër, Oriola ka shtuar thashethemet për një ribashkim, pasi publikoi një pjesë nga kënga e Dhurata Dorës “Only You”. Mes shumë fjalëve të këngës, modelja theksoi “Prapë të du”, duke i lënë të gjithë të dyshonin se ajo dhe Erosi ishin ribashkuar.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu