Përjashtimi nga aktivitetet e Kuvendit; Gazetarët paralajmërojnë protestë

TIRANË – Gazetarët kanë paralajmëruar protestë në lidhje me vendimin e fundit të Byrosë së Kuvendit, për t’i përjashtuar nga ambientet e Parlamentit gjatë seancave plenare të këtij sesioni parlamentar.

Protesta është paralajmëruar të mbahet paqësisht ditën e nesërme në orën 09:30, para selisë së Parlamentit, teksa do të mbahet seanca e radhës plenare.

“Eja KUVENDojmë! Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të përjashtuar gazetarët e akredituar nga aksesi i komisioneve parlamentare është cënim i pastër i punës sonë dhe lirisë së medias! Përmes një organizimi spontan, sensibilizues, ditën e mërkurë, datë 09/06/2021 ftohen të gjithë gazetarët që janë të akredituar në Kuvendin e Shqipërisë që në orën 09:30 para seancës plenare të marrin pjesë në një protestë kundër kësaj vendimarrjeje!

Janë të lutura redaksinë e televizioneve të mundësojnë akses për këtë protestë! Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur!”, – thuhet në njoftim.

Rregulla të reja; Kuvendi ndalon gazetarët të ndjekin nga afër seancat plenare

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu