Ujësjellësi i ri i Bulqizës/ Alla inspekton punimet: Shumë shpejt finalizojmë njërin prej projekteve më të rëndësishme

BULQIZË – Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti do të përurohet një nga projektet më të rëndësishme në Bulqizë, siç është ujësjellësi i ri i qytetit.

Pasditen e sotme ai ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në depon e ujit në Lagjen e Re, me kapacitet 1000 metër kub, për të cilën thotë se do të garantojë furnizim 24 orë me ujë për banorët.

“Pak kohë na ndajnë nga finalizimi i njërit nga projektet më të rëndësishëm në Bulqizë.
Vizituam nga afër punimet që po kryhen në depon e ujit në Lagjen e Re.
Një depo me kapacitet 1000 m3, pjesë e projektit të #ujësjellësit të ri të qytetit, që do të garantojë ujë 24 orë për banorët.
Vetëm pak durim për Bulqizën që duam”, – shkruan Alla në postimin e tij.

Kujtojmë që paralelisht me këtë projekt, punimet po vijojnë me ritme të larta edhe për ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalit vaditës Tuçep-Çerenec.

May be an image of 1 person, standing dhe malMay be an image of ambiente të jashtmeMay be an image of malMay be an image of ambiente të jashtmeMay be an image of 1 person, standing dhe mal

/Bulqiza.info/

Bulqizë/ Ujësjellës dhe kanal vaditës njëkohësisht; Alla inspekton punimet: Një tjetër premtim i bërë realitet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu