Kosovë/ 1 viktimë dhe 21 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË – Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë si pasojë e COVID-19.

Ndër të tjera Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë kësaj kohe, janë kryer 2,114 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Gjithashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 2,753 vaksinime.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë injektuar 86,489 doza të vaksinës antiCOVID.

Gjithashtu e kanë fituar betejën me COVID-19 edhe 111 qytetarë të tjerë, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 104,454.

Në total numri i rasteve aktive është 832.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu