
Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, në një ‘video story’ ka njoftuar fansat e tij të cilët i kanë shkruajtur mesazhe në ‘Instagram’, se deri në datën 12.06.2021 nuk do të mund tu kthejë përgjigje.
Sipas Stresit, shkak është bërë ‘reporti’ që Ambasada Amerikane i ka bërë duke i bllokuar mesazhet.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem” thotë Stresi.