A po pengohen negociatat e Shqipërisë dhe MV nga Bullgaria? Përgjigjen Varhelyi dhe Rama

TIRANË- Gjatë konferencës për mediet komisioneri Varhelyi dhe kryeministri Rama u pyetën nëse do të jetë jetë Bullgaria ajo që do të pengojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për një datë për hapjen e negociatave.

Komisioneri tha për këtë se po punohet edhe prapa kuintave dhe se jemi të angazhuar për të gjetur një zgjidhje.

“Ashtu siç e thashë ky është muaj kritik. Ne po punojmë fort edhe në këto momente prapa kuintave që të gjejmë zgjedhje. Presidenca e BE-së është e angazhuar për të gjetur zgjidhje, po ashtu është ende herët për të thënë se çdo të ndodhë. Ne duam që kjo të ndodhë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër Rama tha se përgjigjja e tij mbetej e njëjtë ndërsa shtoi se kjo tashmë është një çështje vetëm në dorë të vendeve anëtare dhe ata e kanë vendimin.

“Përgjigja ime mbetet po ajo që ka qenë. Ne e para ka rëndësi që detyrat tona t’i bëjmë plotësojmë. Nuk i bëjmë se na i kërkojnë kryeqytetet e Evropës por sepse na i kërkon detyrimi ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj brezave të ardhshëm. Detyrat e shtëpisë të integrimit evropian janë rruga për të modernizuar shtetin tonë. Këshilli Evropian ka pasur arsyet e vetme që nuk ka lidhje me ne dhe kjo gjë ka marrë kohën e vet. Sot fatmirësisht është pranuar që kjo nuk lidhet me ne. Ka një ngërç të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe sigurisht që kërkohet që të zgjidhet ky ngërç për të avancuar procesi. Ne nuk kemi asnjë arsye për të thënë se ne po sakrifikohemi. Ka një pyetje legjitime se deri kur zgjat kjo histori. Por kësaj pyetje nuk po ia kërkojmë përgjigjen sot. Të presim mbledhjen e Këshillit, të shikojmë se si do shkojnë gjërat”, tha Rama.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu