Aksident në Tiranë/ Benzi del nga rruga dhe përplas rëndë një vajzë

TIRANË – Një vajzë është aksidentuar mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në Kinostudio.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një noterie ku sipas detajeve të para të ngjarjes një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin J.B., 19-vjeç, doli nga rruga duke u përplasur fillimisht me murin e noterisë, më pas me një pemë ku ka aksidentuar dhe kalimtaren e cila ishte duke ecur.

Kalimtarët e rastit i kanë dhënë ndihmën e parë vajzës së plagosur. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu