Banka e Shqipërisë: Borxhi i jashtëm gjatë 3-mujorit të parë të 2021, është rritur me 297 milionë euro

TIRANË – Borxhi i jashtëm i shtetit ka pësuar një rritje prej 297 milionë euro në tre muajt e parë të vitit 2021.

Sipas Bankës së Shqipërisë kjo gjë e ka çuar borxhin e përgjithshëm në shifrën e 8.8 miliardë eurove dhe ka pësuar një rritje me 3% krahasuar me tre-mujorin e fundit të 2020.

Nëse bëjmë një krahasim me vitin e kaluar rezultojnë 654 milionë euro më shumë të marra borxh, kjo gjë ka ardhur për shkak të dy kredive të marra nga ndërkombëtarët, të cilat kapin shifrat 80 milionë dollarë dhe 90 milionë euro.

Shqipëria rezulton si vendi me rritjen më të shpejtë të borxhit në rajon. Duke marrë parasysh këto tregues, Ministria e Financave është zotuar për të nisur uljen e borxhit që këtë vit duke arritur shifrën minimale prej 60% në vitin 2023.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu