Gripi i shpendëve mbërrin në Shqipëri, epidemiologu flet për rrezikshmërinë e këtj virusi të ri

TIRANË – I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” epidemiologu veterinar, Kujtim Mersini ka dhënë detaje në lidhje më gripin e shpendëve i cili tashmë ka mbërritur edhe në vendin tonë.

Sipas Mersinit, ky virus nuk është shumë i rrezikshëm për njerëzit pasi ai nuk përshtatet në trupin tonë dhe risku i transmetimit te virusit nga shpendët te njerëzit është shumë i ulët.

Ky virus transmetohet nëpërmjet rrugëve ajrore, kontaktit me shpendët e ngordhura ose lëngjeve që gjenden në trupin e këtyre shpendëve.

Ai gjithashtu këshillon që ushqimet të gatuhen në temperatura të larta, pasi ky virus zhduket në temperaturë mbi 70 gradë.

“Grupi më i rriskuar janë fermerët që mbarshtojnë shpendët në oborre. Kanë kontakt të drejtpërdrejtë. Vetë rreziku që mund të sëmurën është shumë i ulët, sepse nuk është i përshtatur për trupin e njeriut. Transmetohet përmes rrugëve ajrore, kontakti me kafshët e ngordhura apo lëngjet trupore të shpendëve të ngordhura. Është virus jo shumë i fortë, në mbi 70 gradë denatyrohet.

Pra në çdo lloj ushqimi që gatuhet më temperatura të larta s’ka problem. Produktet e fshatit janë më cilësore por me siguri më të ulët. Virusi përhapet tek shpendët, njeriu është bujtës aksidental. Risku i transmetimit nga shpendi tek njeriu është shumë i vogël,” – u shpreh ai.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu