Holanda mbështet Shqipërinë për integrimin në BE: Përparim me reformat dhe luftën ndaj korrupsionit

Ministrja e Jashtme e Holandës, Sigrid Kaag, ka konfirmuar mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përpara parlamentit holandez, Kaag tha se konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt.

Ministrja shtoi se qeveria holandeze mirëpret përparimin e bërë së fundmi nga Shqipëria me reformat mbi temat prioritare, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë. Pritet që një numër shtetesh anëtare të bëjnë përsëri presion për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Qeveria mirëpret përparimin e bërë së fundmi nga Shqipëria me reformat mbi temat prioritare, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Statistikat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, por megjithatë numri i dënimeve të zyrtarëve të lartë, mbetet një shqetësim. Qeveria miraton përfundimin e Komisionit se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në këto kushte. Ky përfundim ndahet nga vendet anëtare që, ashtu si Holanda, ishin ende kritike një vit më parë.  Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”, tha ministrja holandeze në lidhje me raportin që i është dorëzuar para pak ditësh parlamentit. Nuk ka ende marrëveshje mbi draftin temave që do të diskutohen për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të një mungesës së miratimit të një shteti mbi pikat për Maqedoninë e Veriut”, tha ministrja e jashtme holandeze.

Raporti i qeverisë holandeze pritet që më 16 qershor të dërgohet për votim në Parlament që do i jap vulën përfundimtare qëndrimit të këtij vendi.

Kujtojmë gjithashtu se Holanda prej vitesh është një prej shteteve më skeptike dhe ka penguar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu