Salianji u jep fund të gjithë zërave, në shtator Partia Demokratike do të hyjë në parlament

TIRANË- Deputeti tashmë i zgjedhur i Korçës, Ervin Salianji, ka hedhur poshtë të gjitha haludimet në lidhje me pranimin apo jo të mandateve nga Partia Demokratike.

Salianji deklaroi se Partia Demokratike do të jetë në parlament në shtator.

Salianji shprehet në Top Talk se nuk i njeh zgjedhjet, por do të bëhet e pamundura që të dalë e drejta dhe vullneti i qytetarëve.

“Ne do të jemi dhe ta harrojë Edi Rama që do të lemë hapësirë boshe për të bërë opozitë, ne do të jemi në të gjithë dimensionet e mundshme. Partitë politike kudo në të gjithë botën bëjnë përpjeke për të rregulluar të gjitha instrumentet për të fituar zgjedhjet, ne nuk i njohim se nuk ka zgjedhje, mos e bëni sikur është një gjë që nuk lidhte me njëra-tjetrën. Nuk e bëjmë si Edi Rama që ndenji 4 vite hap kutitë ose largohu, mos bëjmë sikur njëra rrëzon tjetrën, nuk është paradoks. Nëse partitë e shohin e pasqyrojnë që të gjitha institucionet nuk kanë bërë të mundur që vullneti i qytetarëve të lexohet drejtë,  padyshim që do të ketë çdo përpjekje për ta rregulluar”, tha Salianji.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu