U gjet i vrarë në Ulqin; Fjolla Morina zbulon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës: Humbje e madhe

ULQIN – Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka reaguar në lidhje me ish-shefin e Policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç, i cili u gjet i vrarë pranë bregut të Lumit Buna, në fshatin Shëngjergj të Ulqinit.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale një foto të Elezoviçit, ku e prekur ka treguar se e ka pasur mik, pa e specifikuar më tej lidhjen me të.

Fjolla u ka shprehur ngushëllimet e saj familjes dhe miqve të ish-shefit të policisë, i cili gjithashtu kishte mbajtur edhe poste të larta në policinë kufitare dhe atë të anti-drogës.

“Miku im i Dolfi shume veshtire po e kom te shkruaj per ty. Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqve. Nje humbje e madhe per ne. Kujtimi i tij do te jete ne zemrat tona. Ngushllime”, – ka shkruar këngëtarja mbi foto.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu