U kap me 1 milion paund kokainë, dënohet me 10 vite burg shqiptari në Britani

Muhamet Qosja, ky është emri i shqiptarit i cili u dënua me 10 vjet heqje lirie, pasi u kap me një sasi kokaine të pastër që në treg arrinte vlerën e 1 milion paundëve.

Tetorin e kaluar ai u ndalua nga policia britanike teksa po udhëtonte me makinën e tij dhe me vete ju konstatua një shumë prej 23 mijë paundësh ‘Chash’, kjo gjë shtoi dyshimet e policisë e cila bëri një kontroll në banesën e 29 vjeçarit.

Gjatë kontrollit policia gjeti në banesën e tij sasinë e kokainës e cila ishte fshehur nën shtratin e fëmijëve të tij, gjithashtu ata gjetën dhe armë zjarri.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu