VIDEO/ Ndodh çudia në ShBA; Ariu ‘ia këput gjumit’ në majë të shtyllës elektrike

ARIZONA – Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një ari është filmuar duke pushuar në majë të një shtylle elektrike.

Autoritetet vendase thanë se me qëllimin që ariu të mos lëndohej, kanë ndërprerë energjinë elektrike për disa çaste.

Bear found trapped on Arizona utility pole

Policia është njoftuar nga banorët, të cilët janë habitur së tepërmi kur kanë parë ariun të flejë në shtyllën elektrike të tensionit të lartë.

Pas shumë mundimesh nga autoritetet, ariu fatmirësisht arriti të zbriste pa dëmtime nga shtylla dhe vrapoi drejt habitatit të tij.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu