VIDEO/ Shehaj takim me demokratët e Bulqizës: Pa u ndryshuar lidershipi, PD nuk vjen në pushtet

BULQIZË – Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvolluar sot një takim me demokratët e Bulqizës, në kuadër të zgjedhjeve të 13 qershorit brenda partisë.

Gjatë këtij takimi, Shehaj është shprehur se nëse nuk ndryshon lidershipi, atëherë Partia Demokratike nuk mund të fitojë.

Ai shtoi gjithashtu se shqiptarët nuk e votuan për kryeministër Bashën, ndaj sipas tij, demokratët kanë në dorë që në zgjedhjet e ardhshme të futen në garë me një tjetër lidership, i cili do të mund të siguronte fitoren.

“E vërteta është e thjeshtë: shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lideshipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri.

Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demokratike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor. Të votoni për ta bërë PD-në përsëri”, – shkruan Shehaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu