15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit

PRIShTINË – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë (IKShPK) ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë kryer 1,713 testime për COVID-19, prej të cilave 15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Gjithashtu nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë shëruar edhe 67 qytetarë të tjerë.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 186.

Njoftimi i plotë:

16 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.

Në total numri i rasteve aktive është 186.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu