BE hoqi kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë; Reagon Manastirliu: Po shkojmë drejt normalitetit

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar sot në lidhje me vendimin e vendeve të Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit për tri vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu e ka vlerësuar këtë vendim, duke e konsideruar një shenjë të mirë për vendin dhe të gjithë shqiptarët.

Ministrja shprehet se ky vendim tregon se Shqipëria po shkon drejt normalitetit, por pavarësisht kësaj, ajo bën apel që qytetarët të mos ulin kujdesin dhe të tregohen vigjilentë deri në përfundim të pandemisë COVID-19.

“Lajm i mirë. Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë

Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë

Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, – shkruan Manastirliu.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu