Evropa kushte në udhëtim shqiptarëve; Flet mjeku Alimehmeti: Arsyet diplomatike, jo epidemiologjike

TIRANË – Shqipëria renditet ndër vendet me situatën më të qëndrueshme pandemike në Evropë, por kjo duket se nuk i pengon disa prej shteteve të vijojnë t’u kërkojnë testin negativ apo dokumentin e vaksinimit shqiptarëve që dëshirojnë të udhëtojnë drejt tyre, ndonëse vendi ynë aplikon politikën e dyerve të hapura pa kushte për ta. Arsyet sipas mjekut Ilir Alimehmeti janë diplomatike dhe jo epidemiologjike.

“Këto janë edhe diskutime të marrëdhënieve me jashtë, incidenca javore ka shkuar 4.6, Greqia e ka 182. Pra kemi diferencë të stërmadhe”, – shprehet mjeku.

Përmirësimi  sipas mjekëve vjen për shkak të motit, imunizimit natyral dhe atij përmes vaksinimit. Madje personat që e kanë kaluar koronvirusin, referuar studimeve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk e kanë të nevojshme vaksinën anti-COVID.

Sipas epidemiologut Alimehmeti, i cili dhe më herët është shprehur se imuniteti natyral zgjat me vite, ka ardhur  koha  për rishikimin e protokolleve të vaksinimit.

“Ka filluar të hapet ajo periudha nga kalimi i infeksionit tek bërja e vaksinës. Jam i bindur që me kalimin e kohës që kjo o do shtyhet, o do të jepet rekomandim që nuk është e nevojshme”, – thekson mjeku.

Të vaksinuarit dhe ata që e kanë kaluar koronavirusin, sipas mjekut, janë të mbrojtur edhe ndaj varianteve të reja të COVID-19, qoftë edhe atij indian me transmetueshmëri të lartë. Ndërkohë Shqipëria aktualisht nuk ka të konfirmuar asnjë rast të tij.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu