Holanda mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE; Reagon Rama: Ju pata thënë

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se parlamenti holandez do të mbështesë tashmë thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i qeverisë sjell në vëmendje se ai e kishte thënë edhe më herët se pa u bërë zgjedhjet në Holandë, Shqipëria nuk kishte çfarë të priste. Teksa thotë se tashmë “Shqipëria u zhbllokua”, Rama shpreh falenderime dhe mirënjohje.

Postimi i kryeministrit Rama:

🟢LAJM TJETËR I MIRË✌️
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim🇦🇱🤝🇪🇺
*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua😀
Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim🏃🏻‍♂️

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu