Më në fund! Ronela Hajati zbulon detaje nga dueti me reperin e njohur

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të përfolura të showbizzit shqiptar. Këngëtarja bëri një pauzë në muzikë për më shumë se një vit për t’u rikthyer vetëm pak javë më parë fuqishëm me disa projekte.

Kënga e fundit e saj mban titullin “Aventura”, ndërkohë që së fundmi ka paralajmëruar se do të vijë me një projekt të ri. Do të jetë bashkëpunimi me Vig Poppën që paralajmëroi në intervistën për Soiree.

“20 QERSHOR – “ALO”, do të publikohet kënga e katërt e albumit tim “Rron”. Vig Poppa shumë kënaqësi të punosh me ty”, shkruan këngëtarja.

Ndërkohë kujtojmë që Ronela zbuloi në Soiree se do të sjellë një bashkëpunim dhe me Bardhin. “Kam dhe 3 këngë të tjera që do nxjerr, 2 prej të cilave janë bashkëpunime me reperë nga Kosova. I pari është Vig Poppa dhe i dyti është Bardhi që është një reper i ri, por është shumë i talentuar.

Më pëlqejnë shumë që të dy janë emra shumë të mirë dhe që kanë talent dhe shkruajnë vetë dhe shkruajnë mirë, sepse kjo ka shumë rëndësi, që ti të marrësh një lloj ndjesie të mirë aq më tepër kur je në studio”, u shpreh Ronela në Soiree.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu