Policia i gjeti kanabis në banesë; Arrestohet 30-vjeçari në Fier

Foto ilustruese

FIER – Policia ka njoftuar sot se ka vënë në pranga një 30-vjeçar në Fier, pasi gjatë kontrollit në banesë i është gjetur rreth 2.3 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Njoftimi i policisë:

Fier

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, në pranga poseduesi i saj.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 30 vjeç, banues në Buzmadh, Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu