Rama reagon pas vendimit të BE për heqjen e kufizimeve për udhëtarët: Ia dolëm edhe kësaj sfide

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të Bashkimit Europian për heqjen e kufizimeve për udhëtarët.

Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook”, thotë se ja dolëm edhe kësaj sfide.

Rama gjithashtu shprehet se nuk do të ndalemi në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë.

“Bashkimi Europian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse NE, SHQIPËRIA, NUK NDALEMI MË në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë.”- tha Rama.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu