Shoferja ngatërron pedalin e frenave me të gazit; Merr përpara këmbësorin në trotuar

KORÇË – Një aksident shokues ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku mësohet se një shofere, teksa përpiqej të parkonte, në vend se të shtypte pedalin e frenave, ka shtypur atë të gazit, duke humbur kontrollin e automjetit.

Për pasojë, makina është futur në trotuar dhe ka përplasur rëndë një kalimtar 47-vjeçar të rastit. Ky i fundit është dërguar me urgjencë për në spitalin e Korçës, ku mjekët kanë vlerësuar dërgimin e tij për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Pas ngjarjes, shoferja 31-vjeçare është shoqëruar për në komisariatin e policisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 9, Korçë, pranë ish-Valutës, shtetasja Xh. A., 31 vjeçe, banuese në Korçë, gjatë kryerjes së manovrave për parkim, ka humbur kontrollin e mjetit tip “Benz” të cilin drejtonte dhe për pasojë, ka hipur mbi trotuar duke dëmtuar kalimtarin J. P., 47 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë.

Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Drejtuesja e mjetit, ndodhet e shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e nevojshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu