VIDEO/ Humbën jetën 14 persona; Dalin pamjet nga momenti i frikshëm i rrëzimit të teleferikut në Itali

ROMË – Në mediat italiane janë bërë publike pamjet filmike nga aksidentimi i frikshëm i teleferikut në Mottarone të Italisë, i cili u rrëzua në tokë duke shkaktuar vdekjen e 14 personave, mes të cilëve disa fëmijëve, ndërsa kishte vetëm një të mbijetuar, një fëmijë.

Videoja e aksidentit në Mottarone është pjesë e dosjes së hetimit dhe lejon të sqarohet dinamika e saktë e incidentit vdekjeprurës.

Pamjet e shpërndara sot në media janë regjistruar nga një kamera sigurie në një nga kullat e teleferikut. Në video shihet se kabina numër 3, teksa ngjitej, shkëputet papritur dhe kthehet pas me shpejtësi, për t’u përplasur më tej me një shtyllë dhe rrëzuar në tokë.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu