VIDEO/ Kishte harruar kamerën hapur; Kongresmeni amerikan lë namë para kolegëve

UAShINGTON – Që nga nisja e pandemisë, komunikimet ‘online’ janë bërë tashmë pjesë e përditshmërisë së çdo niveli shoqëror, e aq sa të rëndësishme, nëse nuk tregohesh i vëmendshëm, ato mund të të turpërojnë para të tjerëve.

Raste të tilla kur të pranishmit harrojnë kamerën hapur kanë ndodhur me shumicë edhe në takimet e niveleve të larta zyrtare, madje disa prej tyre edhe kanë dalë padashje të zhveshur, çka ka sjellë turpërimin e tyre para të pranishmëve dhe në disa raste janë bërë publike edhe në media.

Së fundmi, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe me kongresmenin amerikan, Donald Payne, i cili në një video të bërë virale në rrjetet sociale, shihet se gjatë një takimi është shfaqur me një veshje joserioze, me pantallona të shkurtra dhe duke bërë veprime të çuditshme.

Në një moment atij iu shfaq edhe pjesa e barkut para kamerës, ndërsa të pranishmit kanë mbetur të shtangur dhe gojëhapur.

Momenti është filmuar nga një tjetër kongresmen dhe më pas është bërë viral në internet.

/Bulqiza.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu