
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka komentuar edhe njëherë inspektimin që bëri me kryeministrin Edi Rama në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Manastirliu nëpërmjet një postimi në “Facebook”, tha se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, do ti rikthehet normalitetit me dy investime fantastike, që do të zgjerojnë shërbimet me standardet më të larta për qytetarët.
Manastirliu shtoi se gjithashtu ka përfunduar investimi për ngritjen e Njësisë së re të Kardiokirurgjisë, ku do të kryhen rreth 400 operacione në vit.
“Me Kryeministrin Edi Rama, në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili i rikthehet normalitetit me dy investime fantastike, që do të zgjerojnë shërbimet me standardet më të larta për qytetarët. Ka përfunduar investimi për ngritjen e Njësisë së re të Kardiokirurgjisë, ku do të kryhen rreth 400 operacione në vit. Laboratori modern, me standarde ndërkombëtare tashmë është në shërbim të pacientëve”, shkruan Manastriliu.